Presidencialet në Francë, Orban mbështet Marine Le Pen
Kryeministri hungarez Viktor Orban nuk ka kursyer mbështetjen publike nga lideres së ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, për zgjedhjet Presidenciale, në Francë.
Kryeministri hungarez këmbëngul se ka lindur një epokë e re dhe se është në kërkim të partnerëve të rinj për të bashkëpunuar për këtë sezon të ri. Sipas tij, ata që i kanë qëndruar pranë si në rastin e Le Pen dhe partisë së saj, janë aleatë të mundshëm.
Për Le Pen nuk mund të kishte një bekim më të mirë, dhe në reagimin e saj para mediave në Hungari, ajo kritikoi gazetarët të cilët përpiqen t’i japin leksione të gjithëve. Liderja e ekstremit të djathtë francez po përpiqet të bëjë bashkë atë elektorat ende të pasigurte të së majtës, që mund t’i duhet për të marrë përfundimisht presidencën franceze.
Lexo edhe: EKSTREMI I DJATHË EVROPIAN PO ORGANIZON TAKIMIN E VET NË BALKAN, NË KOSOVË
Ajo u shpreh se nuk po kërkon klone, por aleatë dhe meqënëse është shumë solidare me sovranitetin e kombeve, ajo nuk do i lejonte vetes të bënte predikime, gjë që gazetarët e bëjnë shpesh.
Rruga Press