Kuvendi i ndërpreu sinjalin nga Komisioni! PD gjen mënyrën, futen LIVE nga Facebook
Ndërprerja e sinjalit nga Kuvendi nuk i ka penguar deputetët e Partisë Demokratike për zhvillimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Pasi sinjali u pre, deputetët e PD kanë dalë live me telefonat e tyre në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në Facebook. Kjo shënon risi në mbledhjet e Komisioneve, pasi kurrë më parë partitë nuk kanë vijuar me raportimin kur u është prerë sinjali.
Rruga Press

