Lajme

Mandati i Vetingut/ Marrëveshje sekrete? Rama iu miraton buxhetin deri në 2024

Mandatet e organeve të Vettingut janë drejt fundit. Në limitin e kohës, maxhoranca duket se e ka bërë fakt të kryer që KPK-së dhe KPA-së do t’i zgjatet mandate, duke i financuar nga buxheti deri në vitin 2024. Ndonëse maxhoranca dhe opozita nuk kanë zhvilluar asnjë bisedim vendimi duket se është marrë, thjesht nuk është diskutuar publikisht.

Socialistët kanë parashikuar një fond të posaçëm në projekt-buxhet për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili parashikohet të lëvrohet çdo vit deri në 2024-n.

Ndërkohë që me ligjin aktual, mandati i tyre parashikohet që të përfundojë qershorin e vitit 2022. Por socialistët janë të sigurtë se zgjatja e mandatit do të kalojë bashkë me votat e opozitës do ta zgjasin mandatin e tyre, ndaj paratë për financimin e KPK dhe KPA i kanë llogaritur deri në 2024.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon komandantin e KFOR-it, vlerësim për komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm

Por ku e gjejnë sigurinë?

Deri më tani Partia Demokratike nuk ka dalë me një vendim përfundimtar lidhur me çështjen e vettingut në drejtësi, edhe pse tema ka shkaktuar debate brenda radhëve të demokratëve. Madje kur deputeti Oerd Bylykbashi foli publikisht kundër një pazari Rama-Basha, që zgjat mandatin e organeve të Vetitngut, vetë kryedemokrati pati një përplasje me të në takimet brenda selisë. Por duket se  vendimi është marrë nga të dy palët. Mandati i organeve të Vettingut do të zgjatet, buxheti është ndarë e thjesht do miratuar.

Lexo më shumë  Haxhiu takon drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, flasin për raportin e buxhetin e APK-së

Tek e fundit, kryeministri Edi Rama ka edhe një “alibi”; përmend ambasadorët e BE dhe SHBA, të cilët kanë bërë apel për marrëveshje, madje kanë ofruar edhe asistencën. Por pse gjithë kjo këmbëngulje për të mbajtur në detyrë të njëjtët njerëz kur në Kushtetutë sqarohet qartë. Pa KPK e KPA, procesi vijon me organet e tjera të drejtësisë… Pse gjithë kjo këmbëngulje? Kur ranë dakord palët dhe pse nuk është bërë ende publike? Nëse opozita nuk ka dijeni, pse nuk ka dalë ende për të komentuar këtë pikë të buxhetit, ashtu siç ka bërë për të tjerat? Apo vendimi është marrë tashmë…?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *