Lajme

Huawei kinez lidh kontrata sekrete me Telekomin e Serbisë, bizneset e lidhura me Pandora Papers

Në kuadër të përpjekjeve të Pekinit për të rritur ndikimin në Serbi, kompania teknologjike kineze Huawei ka nënshkruar marrëveshje sekrete me njerëz të afërt të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit për të fituar kontrata, kanë treguar disa rrjedhje informacioni.

Një prej kontratave të para është nënshkruar më 2007, e fundit në janar të vitit 2014, dhe ato përkojnë me kohën kur Huawei ka qenë duke krijuar lidhjet e para biznesore në Serbi.

Ndërkohë kompania shtetërore Telekom Srbija, është kthyer në partnerët kyçë të Huaweit, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje në vlerë të 150 milionë eurove më 2016, për përmirësim të infrastrukturës shtetërore të telekomunikacionit.

Pagesat e kryera përmes kompanive jashtë shtetit janë bërë publike më 25 tetor, në kuadër të Letrave të Pandoras, një rrjedhje e rreth 12 milionë dokumenteve nga 14 ofrues të shërbimeve jashtë shtetit, të cilat janë siguruar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues dhe për to kanë raportuar Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) dhe Rrjeti i Hetimit të Krimit dhe Korrupsionit me bazë në Serbi (KRIK).

Lexo më shumë  Ministri Gashiani viziton Brezovicën, përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”

“Më duket se kjo është hera e parë që kemi zbuluar një sistem që tregon si vepron një kompani e madhe kineze në Serbi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Vesna Radojeviq, gazetare në KRIK dhe një nga autorët e hulumtimit.

Dokumentet tregojnë për pagesa të kryera për Igor Jecl, ish-zyrtar i lartë në Telekom Srbija, në vlerë të 1.4 milion dollarëve në kontrata, hua, pagesa për konsultime, si dhe për një apartament që i është dhënë nga Huawei për “konsultime”, për të cilën ekspertët i kanë thënë OCCRP-së se ka ngritur “flamuj të kuq për korrupsion”.

Letrat e Pandorës po ashtu tregojnë se të paktën 1 milion euro kanë shkuar në kompani të regjistruara jashtë shtetit (offshore), të cilat janë në pronësi të Jecll dhe Millorad Ignjaçeviq, avokat i mirënjohur serb, që ka pasur biznese me Telekom Srbija.

Sipas dokumenteve, Jeclit i është kërkuar t’i ndihmojë kompanisë Huawei që të fitojë miratime dhe licenca, si dhe të “ftojë konsumatorin [Telekom Srbija] që t’i bëjë pagesat për Huawei në kohë dhe mënyrë të duhur”.

Lexo më shumë  Skema e re e TVSH-së për fermerët në Shqipëri, blegtorët paralajmërojnë vështirësi me autofaturat

Vuk Vuksanoviq, hulumtues në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë, ka thënë se ndonëse korrupsioni në Ballkan nuk është unik për kompanitë kineze, “ky episod tregon se praktikat e korrupsionit janë një prej arsyeve se pse elitat lokale janë shpesh të hapura ndaj projekteve kineze”.

Huawei, dokumentet e Pandoras në Serbi

Ndonëse raportimet e OCCRP dhe KRIK nuk kanë shfaqur prova të qarta të parregullsive, analistët kanë thënë se rrjeti i kompanive jashtë shtetit dhe pa adresë të saktë, si dhe dokumente tjera, tregojnë më shumë hollësi sesi kompanitë kineze shtrijnë ndikim në Serbi, përmes bizneseve potencialisht të korruptuara dhe rrjeteve tjera politike.

Stefan Vladisavljev, analist në Fondin e Beogradit për Ekselencë Politike, ka thënë se ndonëse një pjesë e mirë e vëmendjes ka shkuar se aktivitetet kineze dhe investimet në Serbi, ky rast tregon një shembull të rrallë sesi është fituar ndikimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *