Shëndetësi

Moderna thotë se vaksina e saj është e sigurt për fëmijët

Kompania farmaceutike amerikane Moderna thotë se një provë klinike tregon se një dozë e përgjysmuar e vaksinës së saj për COVID-19 është e sigurt për fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç.

Kompania thotë se vaksinoi më shumë se 4,700 fëmijë me dy doza me rreth 28 ditë diferencë. Rezultatet paraprake tregojnë se nivelet e antitrupave tek fëmijët ishin të njëjtat me ato të vërejtura tek të rinjtë, që morën dozën e plotë të vaksinës.

Lexo më shumë  Ndodh për herë të parë, shkencëtarët kapin momentin ekzakt kur një person infektohet me grip

Moderna thotë se fëmijët patën efekte të lehta anësore nga vaksina si lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje në vendin e injektimit. Numri i subjekteve të testimit ishte shumë i vogël për të zbuluar ndonjë efekt anësor të rrallë si miokarditi, një inflamacion i zemrës, i cili është zbuluar kryesisht tek djemtë e vegjël, ose të rinj që kanë marrë ose vaksinën Moderna ose Pfizer.

Moderna thotë se së shpejti do t’ia prezantojë rezultatet e studimit Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe rregullatorëve të tjerë globalë të barnave. FDA do të takohet të martën për të shqyrtuar një aplikim nga Pfizer dhe partneri i saj me bazë në Gjermani, BioNTech, për miratimin e vaksinës për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç./voa/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *