Lajme

Helmimi i qytetarëve në Krujë, Kosova ndihmë Shqipërisë: Si vëllai për vëllain

Me anë të një postimi i në Facebook, ai shkruan se ka qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet shqiptare në lidhje me situatën e gjendjes.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj është shprehur i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë, pas helmimit të qytetarëve të Krujës nga uji. Me anë të një postimi i në Facebook, ai shkruan se ka qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet shqiptare në lidhje me situatën e gjendjes.

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

“Si vëllai për vëllain. Sot gjatë gjithë ditës kam qëndruar në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, dhe në vecanti me homologun tim, z. Niko Peleshi, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi, si dhe zyrtarë të tjerë nga Republika e Shqipërisë për të shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e helmimit të qytetarëve në Krujë. Kam kërkuar që të gjitha kapacitetet specialistike të Forcës së Sigurisë së Kosovës të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për ofruar të gjithë asistencën e mundshme”, shkuan Mehaj.

Lexo më shumë  Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *