Lajme

Urat në Shkodër rrezikohen nga përmbytjet e përvitshme

Urat në Shkodër rrezikohen nga përmbytjet që ndodhin në këtë qytet çdo dimër. Reshjet e shumta të shiut por dhe prurjet e shumta në kaskadën e lumit Drin, çdo vit rrezikojnë qindra hektarë tokë dhe shkaktojnë dëme në infrastrukturë.

“Urat duhet të inspektohen në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që të gjenden defektet. Kur defekti është i vogël duhet të merren masa që në fillim që si puna e sëmundjeve të parandalohet”, shprehet inxhinierja e ndërtimit, Zenepe Dibra.

Lexo më shumë  Hajdari: Në mandatin qeverisës Kurti 3 do të rritet paga minimale nga 350 në mbi 500 euro

Në urën e Bardhajve që lidh Shkodrën me rrethina, vërshimi i ujrave të lumit Kir ka dëmtuar këmbët mbajtëse të kësaj ure, duke rrezikuar kalimtarët që kalojnë çdo ditë në këtë urë.

Inxhinierja që mban dhe titullin doktore shkencash, vë në dukje dëmtimet e shumta në urat në këtë zonë. Zonja Dibra thotë se duhet të ndërhyhet urgjentisht në përmirësim të infrastrukturës, pasi sipas saj pasojat mund të jenë të rënda.

“Te Ura e Kirit gjendja është alarmante për arsye se dëmtimi ka prekur kolonën mbajtëse të themelit të urës. Aty ka një rrezik të madh”, thotë znj. Dibra.

Lexo më shumë  Instituti i Krimeve të Luftës mbledh materiale edhe në Shqipëri

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni thotë se në kuadër të masave të marra për stinën e dimrit, janë ngritur edhe grupet e punës për të inspektuar këto ura dhe ndërhyrjen për rikonstruksionin e tyre.

“Specialistët dhe specialistët në drejtoritë përkatëse janë marrë me inspektimin dhe masat që duhet të merren dhe kostimin e masave afatshkurtër dhe afatgjatë”, u shpreh Prefektja e Shkodrës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *