Argument

Ide e mirë, por kush përfiton nga propozimi i Ministrisë së Arsimit për dyqane me ushqim të shëndetshëm

Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit do të ndalojë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset e institucioneve arsimore. Synimi i këtij vendimi është lufta kundër kequshqyerjes dhe mbrojtja e nxënësve të moshave nga 6-15 vjeç, prej materialeve të dëmshme për ta. Qëllimi është plotësimi dhe rregullimi i legjislacionit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit,  pijeve  energjike dhe  pijeve  të  gazuara  që  përmbajnë  sheqer  të shtuar. Ushqimet e ndaluara janë ëmbëlsirat, kryesisht produktet me çokollatë; ushqimet e skuqura, në të cilat përfshihen patatinat, salsiçet dhe petullat; ushqimet e aromatizuara, me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri; si dhe pijet freskuese me ose pa gaz.

Lexo më shumë  BE-ja pare, SHBA-ja armë, a thua se i kanë ndarë punët në mbështetje të qeverisë Kurti - Opozita veç ka nis të thotë: BE dhe SHBA po ndërhyjnë në zgjedhje

Ushqimet që do të lejohen janë fruta të freskëta, fruta të konservuara në lëng natyral dhe perime të papërpunuara.

Ideja e MASH-it është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme jo vetëm për fëmijët. Të ushqyerit është një problem i madh i shoqërisë dhe mos kontrollimi sjell pasoja në shëndetin e çdo njeriu.

Sot 370 qytetarë në Krujë, përfunduan në spital për shkak të helmimit nga uji, i cili sapo ishte inaguruar nga vetë KM Rama gjatë fushatës elektorale.

Çfarë duhet të nënkuptojmë me këtë?

  1. Fasadë për vota
  2. Nder dikujt që të zhvillojë biznesin e tij në kurriz të qytetarëve që të përfundojnë në spital
Lexo më shumë  Një përgjigje për ata, të cilët e bëjnë të paditurin, se kush është Dejona Mihali - Ja se ua them unë

Duket sikur të dyja opsionet janë të mundëshme, sepse tashmë prej kohësh kjo qeveri bën pazare kundër xhepit të shqiptarëve.

Prandaj pyetja shtrohet prapë?

  1. Kujt është duke i bërë nder Ministrja Kushi me dyqanet që kanë ushqime të shëndetëshme pranë shkollave?
  2. Kush do i përballojë çmimet e larta të këtyre ushqimeve?

Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare mezi kanë përballuar blerjen e librave. Ka plot raste ku fëmijët nuk kanë shkuar as në shkolla, por punojnë që të nxjerrin bukën e ditës.

Kontrolli për cilësinë e ushqimit është themelore, po aq sa është edhe arsimimi dhe mos shfrytëzimi i ndonjë tenderi në kurriz të familjeve shqiptare.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *