KryesoreLajme

Rrëfimi i burrit nga Podujeva – vetëm pse e kishte emrin Patriot ishte keqtrajtuar nga policia serbe

Gjatë kohës së okupimit serb, shqiptarët maltretoheshin e torturoheshin për arsyet më banale. Patriot Rudari nga fshati Shajkovc i Podujevës, rrëfen ngjarjet që i kishin ndodhur gjatë viteve të 90-ta.

Në një intervistë për Telegrafin, ai thotë se veç pse e kishte emrin Patriot, kur ndalohej nga policia serbe në atë kohë, merrej në pyetje e maltretohej.

“Unë i kam filluar studimet në vitet ’95-96, dhe gjatë shkuarjes në fakultet kisha probleme më dilshin policia në rrugë dhe më pyesnin se përse ti këtë emër dhe më maltretonin ka gjysmë ore duke më rrahur me pendreka”, rrëfehet Patrioti.

Rudari tregon se në Podujevë e kishin ndalur edhe gjatë kohës së luftës, duke dyshuar se është pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo më shumë  Mega-afera/ Rama rihap tenderin 393 mln euro për portin e Porto Romanos

“Nevoja për ushqim ishte shumë e madhe dhe u dashke me shku me ble gjëra ushqimore në qytet, e te hotel Besiana ka qenë pika famëkeqe, aty na ndalshin policia, edhe mua më ndalen pas tregimit të emrit më thanë që ti je pjestarë i UÇK-së edhe e kam pasur letërnjoftimin e dëmtuar e atu dyshojshin më shumë, duke thënë që e ke dëmtuar duke ikur maleve… Kam pasur shumë problem me këtë emër gjatë luftës”, thotë Rudari.

Emri Patriot thotë see nuk ishte i popullarizuar në atë kohë dhe në Kosovë ishte emri i parë, ku viteve më të mëvonshme njerëzit që e kishin këtë emër e kishin ndryshuar.

“Ashtu si kam informacione unë, emri im mundet me qenë i pari në Kosovë, pra në vitin 1974, e të tjerë ka pasur më vonë, kohët e fundit e viteve të ’90, ku edhe shumica prej tyre e kishin ndryshuar edhe emrin, për ta shmangur problemin me okupatorin serb”, tha ai.

Lexo më shumë  Zbardhet akuza ndaj Plarent Ndrecës! Deputeti i PS-së i dha tenderin mikut të Sandër Lleshajt

E në kuadër të kësaj ai tha se ishte sypatrembur ndaj trysnisë dhe dhunës së ushtruar nga forcat serbe dhe nuk pranoi asnjëherë ta ndryshonte emrin edhe nëse kishin kërkuar ta vrisnin.

“Babait tim i kanë thënë me ma ndryshu emrin, por mua nuk më ka interesuar kam thënë jo, ata munden me më rrah me më mbytë por emrin nuk e ndrroj sepse emri është i shënjtë”, pohon ai.

E po ashtu Rudari thotë që shokët edhe kishin bërë shaka me të duke thënë që emri Patriot dhe mbiemrin Rudari nuk shkon, për shkak se fshati Rudar gjindet në shtetin e Serbisë./Telegraf/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *