Sport

Moment i errët për mbrojtësin e kombëtares, ja çfarë bën Mourinho me të!

Moment “jo” për Marash Kumbullën te Roma. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po kalon periudhën e tij më të errët që kur është bërë pjesë e verdhekuqëve para 14 muajsh.

Për shkak të paraqitjes së dobët që bëri në humbjen tenistike 6-1 ndaj Bodo Glimt në Conference League të enjten, Kumbulla ishte një nga të dënuarit e trajnerit Jose Mourinho për supersfidën ndaj Napolit duke u dërguar në tribunë nga trajneri bashkë me emra të tjerë si Diaëara apo Borja Mayoral e Reynolds.

Lexo më shumë  Broja: Jam krenar për mënyrën se si luajtëm ndaj Spanjës

Ky sezon nuk po shkon aspak mirë për Kumbullën me Romën pasi mbrojtësi ka qëndruar në stol në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe nuk ka debutuar ende ndërkohë që është aktivizuar vetëm në sfidat e grupeve të Conference League, por për shkak të asaj figure të keqe të Romës në Norvegji, Kumbulla ka qenë një nga katër lojtarët që e kanë pësuar më keq nga trajneri Jose Mourinho dhe për të fituar sërish besimin e trajnerit të verdhekuqëve, mbrojtësi shqiptar do ta ketë shumë të vështirë tashmë aq sa që tani kanë nisur të qarkullojnë hipotezat e para për një largim të shqiptarit në merkaton e janarit nga kryeqytetasit.

Lexo më shumë  Gjimshiti vjen me një mesazh të jashtëzakonshëm: Krenari të jem kapiten i kësaj Kombëtareje, Shqipëria ka të ardhme dhe ky është vetëm fillimi

Një sezon më parë me portugezin tjetër Paulo Fonseca në stol Kumbulla ishte një titullar fiks te Roma me 21-vjeçarin që u aktivizua në 28 ndeshje me verdhekuqtë në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe dy gola, një në Serie A dhe një tjetër në Europa League.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *