KryesoreOpinion/Aktualitet

Protestat shpërthyen pasi ushtria e Sudanit arrestoi kryeministrin Hamdok

Ushtria e Sudanit ka arrestuar kryeministrin Abdalla Hamdok dhe anëtarë të tjerë të qeverisë civile në një grusht shteti të dukshëm.

Ministria e informacionit, i përshkroi arrestimet e së hënës si një grusht shteti. Si kundërpërgjigje, mijëra njerëz përmbytën rrugët e Khartoum dhe qytetit të tij binjak në Omdurman, për të protestuar kundër pushtimit të dukshëm ushtarak.

Pamjet e shpërndara në internet duket se tregojnë protestuesit duke bllokuar rrugët dhe duke u vënë flakën gomave ndërsa forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Të paktën 12 persona u plagosën në Khartoum, gjatë përleshjeve midis qytetarëve dhe ushtarëve jashtë selisë së ushtrisë, tha Komiteti i Mjekëve sudanez.

Protestuesit mund të dëgjoheshin duke brohoritur, “Populli është më i fortë, më i fortë” dhe “Tërheqja nuk është një opsion!” ndërsa shtëllungat e tymit nga gomat e djegura mbushnin ajrin. Ministria e informacionit dhe e vendit, tha në një deklaratë që, Hamdok u arrestua pasi refuzoi të mbështeste “grushtin e shtetit”. Forcat e paidentifikuara ushtarake sudaneze, raportohet se arrestojnë katër ministra të kabinetit dhe një anëtar civil të këshillit sovran në pushtet, thanë mediat lokale.

Lexo më shumë  Pyetjet e munguara të Çim Pekës në intervistën me Vjosa Osmanin?

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria. Shërbimet e internetit dukej se ishin të paarritëshëm në kryeqytetin Khartoum dhe në pjesën tjetër të vendit. Ushtarët sulmuan selinë e transmetuesit shtetëror të Sudanit në qytetin binjak Omdurman të kryeqytetit, tha ministria, ndërsa këngët patriotike u transmetuan në televizion. Shoqata e Profesionistëve Sudanezë, i bëri thirrje popullit të Sudanit që të dalë në rrugë për t’i “rezistuar” çdo grushti ushtarak, thuhet në deklaratën e shoqatës.

Tranzicioni politik?

Sudani ka qenë në rrezik që kur një komplot i dështuar, për grusht shteti muajin e kaluar shkaktoi akuza të hidhura midis grupeve ushtarake dhe civile, që synonin të ndanin pushtetin pas rrëzimit të ish-udhëheqësit Omar al Bashir në vitin 2019.

Bashir u rrëzua pas disa muajsh protestash në rrugë. Një tranzicion politik i rënë dakord pas rrëzimit të tij ishte menduar të çonte në zgjedhje deri në fund të vitit 2023. Ndërsa tensionet u krijuan këtë muaj, një koalicion i grupeve rebele dhe partive politike, u rreshtuan me ushtrinë.

Mbështetësit e ushtrisë kanë organizuar një protestë jashtë pallatit presidencial duke i bërë thirrje ushtrisë të shpërndajë qeverinë civile. Kreu ushtarak i Këshillit Sovran ka pohuar më parë angazhimin e tij për tranzicionin.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *