Apeli i Ramës për BE, Basha nxjerr shifrat e korrupsionit: Renditemi me Afganistanin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar disa grafikë që sipas tij pasqyrojnë raportin e World Justice Poject, Bankës Botërore si dhe BERZH-it sa i përket ryshfetit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit.
“Renditja e Shqipërisë sipas Projektit të Drejtësisë Botërore si dhe BB dhe BERZH: Sundimi Ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit; Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë; Niveli i Ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut Përcaktimi është i nevojshëm për t’u përballur me autokratët e korruptuar të BB,”- shkruan Basha.
Ndërkohë që në shkrimin e tij, Rama shprehte ambicien dhe suksesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke kërkuar më shumë investime në rajon në rast se nuk ka mundësi për integrim.
Rruga Press

