Bota

Gjatë inaugurimit të guvernatorit iranian, një burrë i afrohet nga pas dhe e godet shuplakë në fytyrë – reagon sigurimi

Guvernatori i provincës veriperëndimore të Iranit, është goditur me shuplakë në fytyrë nga një burrë i nervozuar gjatë inaugurimit të tij.

Motivi i këtij sulmi mbetet i paqartë, pavarësisht që për cak kishte guvernatorin e ri, që dikur kishte shërbyer në Gardën Revolucionare dhe raportohet se ishte rrëmbyer në një moment nga forcat rebele në Siri.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Guvernatori i ri Abedin Khorram ishte ngritur në skenë për të mbajtur një fjalim, kur një burrë iu afrua nga pas dhe menjëherë filloi ta godet.

Videoja e transmetuar nga televizioni publik, ka kapur momentin kur pjesëtarët e sigurimit intervenojnë menjëherë për ta vënë nën kontroll situatën.

“Nuk e njoh, por duhet ta dini se sa isha në Siri deri në dhjetë herë në ditë kanë tentuar të më eliminojnë dhe të rrahin”, ka deklaruar Khorram.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *