Bota

Italia zgjat masat anti-Covid për udhëtarët jashtë BE-së, përfshihet dhe Shqipëria

Shteti italian ka vendosur që masat anti-Covid që u aplikuan nga gushti deri më 25 tetor 2021, të shtyhen deri më 15 dhjetor.

Sipas mediave të huaja, këto masa do të jenë të vlefshme për të gjithë shtetasit e vendeve jashtë BE-së që udhëtojnë drejt Italisë, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në territorin italian çdo shtetas shqiptar duhet të paraqesë tampon negativ molekular brenda 72 orëve përpara nisjes nga Shqipëria ose tampon të shpejtë në 48 orët e fundit përpara udhëtimit; formularin PLF, Passenger Licator në formë dixhitale ose të stampuar.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Në rast të mungesës së tyre, personi duhet t’i nënshtrohet një izolimi 5-ditor duke njoftuar qendrën mjekësore më të afërt pranë banesës ku do të qëndrojë në Itali.

Ndërkohë, për qytetarët kosovarë që hyjnë në territorin italian, kërkohet një certifikatë shëndetësore që vërteton vaksinimin kundër një vaksine anti-covid të njohur nga EMA (Agjencia Evropiane e Mjekimeve), formularin PLF dhe në rast të mungesës së tyre duhet të kryejë një tampon të shpejtë 48 orë ose atë molekular në 72 orët para nisjes së bashku me vetëizolimin 5-ditor.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Pas përfundimit të periudhës 5-ditore, shtetasit kosovarë që kanë hyrë në Itali, duhet të kryejnë një tjetër test anticovid që konfirmon rezultatin negativ dhe lejon lëvizjen e tyre të lirë në territorin italian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *