“Zgjoi” triumfon sërisht! Merr trofeun e 13-të
Filmi “Zgjoi” ka marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”.
Këtë e ka bërë të ditur skenaristja dhe regjisorja e projektit Blerta Basholli, duke njoftuar se festivali i mbajtur në Montpellier të Francës, u përmbyll të shtunën me ndarjen e çmimeve.
Për këtë film ky është çmimi i 13-të.