Kuriozitete

Londra ka dyfish më shumë statuja të kafshëve se sa të ndonjë gruaje

Në Londër ka më shumë statuja të kafshëve sesa të ndonjë gruaje, ka gjetur një auditim i Art UK.

Sipas raportit, në të gjithë kryeqytetin britanik janë 1,500 monumente, prej të cilave 50 paraqesin gra specifike, ndërkaq afërsisht 100 janë të kafshëve.

Po ashtu, në Londër janë vetëm tri statuja që u dedikohen grave jo-të bardha, gjë që e ka shtyrë kryetarin e Bashkisë, Sadiq Kha, që të deklarohet se “ka nevojë urgjente” që të përmirësohet diversiteti, në hapësirat publike të qytetit.

Ndërkohë City Hall ka bërë të ditur se do të ofrojë 1 milion funta, për një vepër arti të re, më gjithëpërfshirëse.

Ky fond “Tregime të pathëna” do të mbikëqyret nga një “komision i diversitetit në sferën publike” dhe do të lejojë organizatat e udhëhequra nga komuniteti të bëjnë oferta për financim për të rifreskuar hapësirat e tyre publike.

Komisioni u shpall vitin e kaluar pasi rrëzimi i një statuje të tregtarit të skllevërve Edward Colston në Bristol ndezi një debat kombëtar rreth asaj se si kujtohet historia e Britanisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *