Lajme

Arbërishtja në rrezik/ Në Puglia nis një program social për ruajtjen e gjuhës

Në Tarantino jeton një minorancë me origjine shqiptare që pavarësisht ndikimeve, modifikimeve dhe kontaminimeve të ndryshme në shekuj vazhdon të flasë arbërisht. Një gjuhë e vjetër që edhe në Shqipërinë e sotme nuk ekziston më. Fakt ky që tregon se kemi të bëjmë me një pasuri që duhet ruajtur.

Nuk ekziston një arbëresh i shkruar por gjuha është përcjellë nga njëri brez në tjetrin gojarisht si një dialekt. Por tani janë gjithmonë e më pak njerëzit, sidomos nga brezi i ri të cilët janë në gjendje të flasin dhe kuptojnë arbërisht. Ja përse për të shpëtuar këtë pasuri të njerëzimit të ruajtur dhe nga Unesco, ka lindur në komunën e San Marzano projekti i teatrit Koreja në bashkëpunim me teatrin publik në Puglia.

Lexo më shumë  Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës: Pa të vërtetën nuk ka drejtësi e as paqe

“Një gjuhë e trashëguar nëpër shekuj nuk duhet dhe nuk mund të zhduket dhe kështu nëpërmjet një serie aktivitetesh teatrale dhe muzikore të rinjtë do të njohin dhe do të mësojnë gjuhën e paraardhësve të tyre” tha për TGNorba, Kryebashkiaku Giuseppe Tarantino i cili është i pari që përpiqet të mbajë gjallë traditën dhe përshëndet dhe falenderon në Arbëresh.

Lexo më shumë  “Shqiptarët i quajtën iranianë e rusë”/ Qytetarja në protestën e 41 kundër Ramës: Shqipëria nuk është skenë Hollywood-i! Politikanët të zhytur në korrupsion, nuk na përfaqësojnë më!

“Nuk mund të them më shumë se sa Ju faleminderit dhe ju dua shumë. Dhe sic themi ne në arbërisht, Ju dua mirë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *