Bota

Probleme me kufirin detar edhe mes Libanit dhe Izraelit/Nafta është përherë në zona të diskutueshme.

Irani duket se ka marrë një dorë në Mesdhe përmes Hezbollahut në Liban. Kreu i këtij të fundit, Hasan Nasrallah ka bërë thirrje që Izraeli të mos nisë kërkimet për naftë dhe gaz në zonën detare që është në diskutim mes të dy vendeve.

Nëse armiku mendon se mund të veprojë siç i pëlqen përpara se të arrihet një zgjidhje për këtë çështje, atëherë e kanë gabim

është shprehur Nasrallah në një fjalim televiziv.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Qeveria libaneze e ka ngritur këtë çështje në OKB, pasi Izraeli i kaloi të drejta kërkimi grupit “Halliburton”. Mes Izraelit dhe Libanit ka tensione për ndarjen e ujërave territoriale dhe SHBA ka nisur ndërmjetësimin mes dy shteteve. Ky është konflikti i radhës në serinë e konflikteve të ngjashme në Mesdhe siç është ai mes Greqisë dhe Turqisë, Turqisë dhe Qipros, Turqisë dhe Libisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *