Bota

Boris Johnson fton britanikët të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-covid

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të bëjnë dozën e tretë të vaksinës.

Johnson përmes një video të postuar në Twitter, ka bërë me dije rëndësinë e marrjes së dozës përforcuese të vaksinës anti-covid.

“Sigurisht, është e vërtetë që pothuajse çdo i rritur në këtë vend ka marrë tashmë dozën e dytë ndaj fatmirësisht kemi filluar ti kthehemi normalitetit, por një imunitet i tillë zvogëlohet me kalimin e kohës ndaj është e nevojshme doza përforcuese.”, u shpreh Johnson.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Ndër të tjera Johnson më pas kujtoi se i ftohti i dimrit ndihmon virusin, sipas tij doza e tretë është po aq jetike sa dy të tjerat dhe e vetmja mënyrë për të forcuar imunitetin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *