Kuriozitete

Argjendarja përdor 7500 qindarka për ta shtruar dyshemenë në shtëpinë e saj

Argjendarja e quajtur Kelly Graham, e cili posedon edhe kompaninë e saj të argjendit, ka befasuar të gjithë me krijimin e një mozaiku mahnitës në shtëpinë e saj, duke përdorur përafërsisht 7500 qindarka në një hapësirë prej më pak se 2 metra katrorë.

Ajo ka përfunduar në vitin 2015 së shtruari qindarkën e fundit në dysheme mirëpo tek tani ka vendosur ta bëjë atë publike pasi kishte parë të famshmen Kat Von D duke shfaqur dyshemenë e saj me qindarka po ashtu.

Graham ka kultivuar aftësi të veçanta që e lejuan atë të krijonte brendësinë e saj mahnitëse.

“Para bizhuterive, isha një makiniste dhe mendoj se kjo më zhvilloi me të vërtetë syrin për arsyetimin hapësinor”, ka thënë Graham për My Modern Met.

Projektin ajo e kishte nisur duke ndarë qindarkat e vjetra dhe të reja në vende të ndara, ndërkaq kur erdhi puna për planifikimin e dizajnit, ajo zgjodhi spontanitetin.

“E bëra ndërsa ecja dhe kjo është arsyeja pse do të vini re disa ndryshime të modelit gjatë procesit. Më u deshën tre javë për ta përfunduar, kaq shumë kohë që unë të ndryshoja mendje, dhe e bëja shpesh. Por kjo nuk do të thotë se ishte një barrë – ishte e kundërta”, ka shpjeguar ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *