Art & Kulturë

Libri i Javës/ Ç’është KINEMAJA? – André Bazin

-Nga parathënia e autorit

Ky libër përmban artikuj të shkruar që prej luftës. Nuk po i fshehim rreziqet e ndërmarrjes sonë. Më i mundshmi mes tyre është të rendësh drejt qortimit për siguri të tepruar tek i ofron atyre që do të vijnë më pas reflektime të rastit të frymëzuar pak a shumë prej aktualitetit. Por, meqë autori ka rastin të ushtrojë si fabrikonjës fajtor në një gazetë të përditshme dhe në të përjavshmet e ndryshme, ai ka përfituar prej mundësisë për të përzgjedhur artikujt e kushtëzuar më pak prej kontingjencës së aktualitetit gazetaresk. Aq më tepër që po nga kjo lehtësi rrjedh larmia e tonit dhe sidomos e përmasave të artikujve të grupuar këtu; kriteret që na kanë drejtuar janë më shumë kritere qëndrimi se forme, gjë që bën që një artikull dy a trifaqësh, i botuar në një të përjavshme, në perspektivën e këtij libri mund të kishte po aq rëndësi sa dhe një studim i gjatë reviste, apo të paktën t’i sillte së tërës një këndvështrimi të dobishëm për koherencën e saj.

Është e vërtetë se mund dhe ndoshta duhej t’i tretnim këta artikuj në linjën e përgjithshme të një eseje. Por hoqëm dorë prej frikës se do të binim në një artificë didaktike, dhe parapëlqyem në të kundërt besimin te vëmendja e vetë lexuesit për të zbuluar justifikimin intelektual të përafrimit së teksteve, nëse një përafrim i tillë ekziston.

Titulli i serisë Ç’është kinemaja? më tepër se premtim për përgjigje është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen reflektimit të përditshëm të kritikut.

 Nga togu i letrave të nxira të mira veç për të ndezur zjarjatë ditëve, një pjesë janë zjarrin; të tjera pjesëve që, për kohën e tyre, kishin atë pak vlerë reference kundrejt kinemasë bashkëkohore, do t’u mbetej sot vetëm interesi retrospektiv. Janë fshirë dhe ato sepse, nëse historia e kinemasë është tashmë gjëri i vogël, historia e një kritiku të veçantë nuk i intereson më askujt po të mos e vlerësojmë si ushtrim modestie. Mbeteshin artikujt dhe studimet e lidhura domosdoshmërisht me datat për shkak të referencës së filmave që përbënin dhe pretekstin, artikuj që duket se me të drejtë a pa të drejtë ruajnë një vlerë të brendshme edhe me kalimin e kohës. Natyrisht që nuk ngurruam t’i korrigjonim  si në formë dhe në qëndrim, sa herë që kjo gjë na dukej e dobishme. Na ndodhi edhe të tretnim disa artikuj që trajtonin të njëjtën temë të marrë në filma të ndryshëm, apo dhe të hiqnim faqe ose paragrafe që mund të kishin përdorim të dyfishtë brenda së njëjtës përmbledhje. Por, më së shpeshti, këta korrigjime janë të vegjël dhe kufizohen tek dobësimi i piketimeve të realitetit që nuk bartin ndonjë përfitim për lexuesin në lidhje me ekonominë intelektuale të artikullit . Megjithatë, na u duk, nëse jo e domosdoshme, e pashmangshme ta respektojmë këtë ekonomi. Sado modeste të jetë lëvizja e dhënë e mendimit që përcakton artikullin, ajo është lëvizje. Ndaj për hir të hovit, dimensionit dhe ritmit të saj, ajo i përafrohet po aq krijimit letrar, kështu që nuk do të mund ta formulonim ndryshe pa e thyer përmbajtjen me formën. Na u duk të paktën se bilanci i veprimeve tona do të ishte me humbje për lexuesin dhe preferuam më mirë të lejonim disa boshllëqe kundrejt planit ideal të përmbledhjes, sesa të mbushnim vrimat me ndonjë kritikë si të themi … shtojcë. I njëjti merak na shtyu që reflektimet tanë aktualë të mos i integronim dhunshëm brenda artikujve, por t’i mbartnim si shënime poshtë tyre.

 E megjithatë dhe përtej faktit të një mirësie të tepruar për sa i përket zgjedhjes, ishte e pashmangshme që teksti hera – herës të jetë i varur nga data e shkrimit të tij apo dhe që elementë rrethanorë të ishin të varur nga reflektime të pakohë. Shkurt, megjithë korrigjimet që zbatuam mbi artikujt, e menduam të mirëqenë të vendosnim për çdo herë referencën origjinale të artikujve që përbëjnë lëndën e faqeve që vijojnë.

                                                                                                                                                                     A. B.

    (1958)

Shqipëroi: Elvis Hoxha

Shtëpia botuese: Zenit Editions

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *