Zbulimi i cisternës antike në Bylis, Ceka: Mund të jetë më e madhja në Ballkan
Në pakrun Arkeologjik të Bylisit u gjet gjatë gërmimeve një cisternë ujëmbledhëse, e cila sipas historianit Neritan Ceka mund të jetë më e madhja në Ballkan.
Arkeologët shqiptarë gjetën gjatë gërmimeve një cisternë ujëmbledhëse në pakrun Arkeologjik të Bylisit. Zbulimi i tyre ka nxjerrë në dritë një ndërtim tëpër të rrallë për historinë antike të vendit tonë. Kjo cisternë është e pozicionuar pranë stadiumit të lashtë të zonës. Historiani dhe studiuesi, Neritan Ceka, tha gjatë një interviste se arkeologët po vijojnë punimet dhe përpjëktet për ta resaturuar cisternën, në mënyrë që të duket sic ka qenë më parë. Ai e cilësoi cisternën si më të madhen në ballkan, të ndërtuar rreth shekulllit të tretë para Krishtit.
“Këtu duket cisterna. Ishte ndërtuar pranë stadiumit se gjatë dimrit mblidhte ujërat e stadiumit, ku duken edhe lugjet mbledhës. Ishte 50 metra e gjatë dhe 8 metra e thellë dhe 4 metra e gjerë. Më e madhja e Ballkanit. Flitet për shekullin e III p.e.s, rreth 205 vjet para Krishtit. Është edhe më sofistikuara. Se gjenden cisterna të vogla por është një lodër në krahasim me cisternën e Bylisit. Së është e thelluar në tokë me blloqe dhe me harqe. Sipër ka qenë e mbuluar me pllaka. Kur është rrëzuar, se supozohet se ka funksionuar për 900 vjet deri në shekullin e VI. I gjithë materiali ka rënë brenda. Është e qartë. Pasi bëmë gërmimin dhe bëmë vendosjen e blloqeve, realizuam një basen të cisternës. Por na u mbaruan paratë se ne kishim vetëm 20 milion lekë të vjetra. 10 mln ishin për cisternën, dhe 10 për studim gjeofizik pranë cisternës. Ka një defekt të madh se janë pak shqiptarë që bëjnë ekspedita dhe gërmime. Kemi bashkëpunim, por nuk vazhdon dot shumë gjatë. Se janë të huaj. Është një surprizë. Është një skulpturë dhe është një pjesë e veshjes së Augustit. Po nxjerrim blloqet dhe po punohet. Me shpenzim me pak lek kemi bërë gjithë këtë punë. Ma është dashur një vit pune. Se nuk lihet ashtu. Nuk do kishte vlerë. Sheshi ku është vendosur është kryesori i teatrit. Ka stadiumin, dy shëtitore të mëdha. Bashkia e qytetit. Qyteti në atë kohë i jepte vetëm ushqimin. Zgjidhej çdo vit. Kishte edhe tre qytetet afër Bylisit. 4 qytete në këtë zonë. Kishin një strateg drejtues ushtrie dhe kishin rend nëpunësit. Kishte shef financash. Të gjithë zgjidhnin një herë në vit. Shtëpia më e vogël është 900 metra katror. Në qytet pranoheshin vetëm ata që ishin të këtij rangu dhe kishin mundësi të paguanin. Lezha pastaj ka arkeologjinë. Kanë bërë ndërtime brenda qytetit. Se tani po prishin gjysmën e Lezhës. Kemi gjetur një monument. Mbishkrime të tjera kemi gjetur për një fitore të një lufte, dhe me plaçkat e luftës kanë bërë një mur rrethues. Ka një shpërndarje të popullsisë edhe të emrave grek dhe klasa politike është e gjitha pothuajse me Ilirë. Ashtu siç i ruajtën mbretërit. Ndërkohë nëpunësit mbanin edhe emra grek.” tha Ceka.