Lajme

Bosnja zhvarros eshtrat e dyshuara të një familjeje viktimë e kohës së luftës

Mbetjet mortore të katër personave, që dyshohet se janë një familje e zhdukur gjatë luftës së Bosnjës në vitin 1992, u gjetën pranë fshatit Pribosijevici në komunën e Rogaticës.

Instituti Boshnjak për Personat e Zhdukur tha të premten se në një zhvarrim pranë fshatit Pribosijevici në komunën Rogatica në lindje të vendit janë zbuluar eshtrat e katër personave.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Katër viktima, duke përfshirë një fëmijë, po kërkohen në zonë dhe supozohet se mbetjet mortore të gjetura sot mund t’u përkasin atyre”, tha për BIRN zëdhënësja e Institutit të Personave të Zhdukur, Emza Fazliç.

Disa nga mbetjet mortore ishin djegur, tha Fazliç.

Eshtrat do të transferohen në Qendrën Përkujtimore në Tuzla, ku do të bëhet analiza e ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Sipas Institutit për Personat e Zhdukur, rreth 7,600 persona të zhdukur gjatë luftës së viteve 1992-1995 nuk janë gjetur ende.

Rreth 25,500 persona të zhdukur janë gjetur dhe identifikuar deri më tani – rreth 80 për qind e atyre që u zhdukën./balkaninsight/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *