Lajme

U janë reduktuar takimet me familjarët, fillon greva në burgun e Burrelit

Në burgun e Burrelit ka filluar një grevë urie ditën e sotme deri në një afat të paparacaktuar pasi sipas tyre u janë shkelur të gjitha të drejtat dhe liritë që u përcaktohen me ligjë nga shteti shqiptar.

Mësohet se një ndër arsyet pse ka nsiur kjo grevë është sepse sipas tyre, u janë reduktuar takimet me familjarët dhe personat e afërt.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Drejtoria e Burgjeve ka kufizuar numrin e telefonatave të dënuarve ku nuk lejohen të telefonohen jo më shumë se 10-të numra.

Të burgosurit pretendojnë se ky vendim është në shkelje të qartë më liritë dhe të drejtat e njeriut pasi u cënohet privatësia.

Personat që aktualisht po vuajnë dënimin kërkojnë një zgjidhje emergjente nga Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe të gjitha organet e tjera kompetente që të ndërhyhet dhe të gjitha urdhrat që janë në kundërshtim të plotë me legjislacionin dhe liritë e të drejtat e njeriut të rrëzohen menjëherë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *