Lajme

Betimi i rekrutëve të rinj, Osmani: Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit tonë dhe aleatëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë e betimit të rekrutëve të rinj, të mbajtur në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ndërkaq tha se ushtarët e Kosovës do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit, të aleatëve amerikanë e evropianë.

Osmani para të pranishmëve tha se sot është ditë e veçantë për ushtrinë tonë dhe se FSK forcon radhët e veta dhe dëshmon përkushtimin e vajzave dhe djemve që marrin përgjegjësi të reja.

Lexo më shumë  Kurti në Obiliq: Ashtu siç është shtëpia për familjen, është edhe shteti për popullin

“Prej sot shteti ynë është edhe më i fortë. Këta 112 rekrutë tashmë janë ushtarë të shtetit të Kosovës, të shtetit tonë të pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i dalë zot atdheut kurdo që të jetë nevoja…

…Jam krenare që mesin e 180 rekrutëve janë edhe 12 ushtare. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave është nevojë dhe domosdoshmëri”, tha ajo.

Presidentja e vendit tha se FSK është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të shtetit.

Lexo më shumë  Aktit balancues të Vuçiqit po i afrohet fundit

“Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat tona, por edhe ato të aleatëve amerikanë, evropian e më gjerë…”, tha ajo.

Më tej, komandantja supreme e FSK-së iu drejtua rekrutëve të rinj duke se “në ushtrinë e kombeve ne do të përfaqësohemi dinjitetshëm nga secili prej jush…duke ngre lart flamurin jeni në krye të zbatimit të detyrave me profesionalizëm, integritet dhe ndershmëri”. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *