Teatri, Cirku u shkatërruan. Kush e ka radhën?
Çfarë po ndodh me Cirkun Kombëtar të Tiranës?
Aktorët e Cirkut Kombëtar kërkuan që toka ku ndodhet çadra të shpronësohet, që arena t’i shpëtoj prishjes ose të përgatitet një ambient i ri cirku. Toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014. Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës. Ende nuk është përcaktuar një ambient i ri ku do të zhvendoset Cirku dhe kjo është pikërisht kërkesa e artistëve që ata të mos mbeten rrugëve.
“Në këto momente të vështira për artistët e Cirkut Kombëtar, jemi pranë tyre jo vetëm si përkrahës, por edhe në gjetjen e zgjidhjes për vijimin e aktivitetit artistik.” -thotë Ministrja
Zhdukja e çdo ndërtese, e çdo monumenti që të lidh me historinë, traditën, kulturën, kjo qeveri e ka alergji. Shkatërrimi i pafund i asaj që quhet memorie kolektive ndër breza, në Shqipëri nuk ekziston më. “Hajde t’i eleminojmë sa më shpejt”, sepse historia fillon me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Në cilat momente të vështira ndodhet ministrja? Ministrja dhe qeveria janë ata që po prodhojnë këtë moment të vështirë, apo janë me këtë parimin “me një dorë të rreh me tjetrën të fërkon”.
Qeveria Rama me një fiksim jo të shëndetëshëm për zhdukjen e historisë, i ka kthyer arkitektët dhe inxhinierët në skllevër robotikë. Ata nuk dinë më se çfarë është resaturimi, kujdesja për objektet e vjetra, analizimi i tyre qoftë edhe imitimi i tyre i kombinuar me modernizëm. Jo sot arkitektët dinë veç ndërtesa pa jetë dhe të zymta, si KM.
Teatrin e shkatërruan, Cirkun e shkatërruan. Vilat e vjetra i shkatërruan. Lumenjtë i mbushën me HEC-e. Kush e ka radhën?
© Rruga Press