EMA shtyn miratimin e vaksinës “Sputnik V”
Agjencia Evropiane e Barnave, EMA, do të marrë vendimin për miratimin e vaksinës ruse Sputnik V, në tre mujorin e parë të vitit 2022, pasi sipas kompanisë të dhënat e deritanishme janë të pamjaftueshme.
“Vendimi i EMA deri në fund të vitit tani është plotësisht i pamundur”, tha një burim për “Reuters”.
Nëse të dhënat e kërkuara arrijnë deri në fund të nëntorit, “atëherë rregullatorët mund të marrin një vendim në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, shtoi një burim i cili dëshironte të mbetet anonim.
EMA filloi një test zyrtar të vaksinës ruse në muajin mars. Më parë pritej të miratohej në muajin maj ose qershor.
Rezultatet e fazës së tretë të provave klinike, të publikuara në shkurt në revistën mjekësore The Lancet, treguan se vaksina ishte pothuajse 92 për qind efektive. Rusia më vonë njoftoi se ka një efektivitet 83 për qind kundër variantit delta të virusit, mutacion ky që dominon sot në botë.
Rruga Press