18 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Kosovë 18 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga testimi i 2198 mostrave.
Nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 23 qytetarë, ndërsa janë 510 raste aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 5560 doza të vaksinës antiCOVID, ndërsa numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.519.933. Deri më tash 686.239 qytetarë janë vaksinuar me dy doza.
Rruga Press