Ministri i Mbrojtjes: SHBA-të më rikonfirmuan mbështetjen në ndërtimin e FSK-së në nivelin ushtarak
Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj ka mbajtur konferencë për media pas vizitës së tij zyrtare në SHBA.
Ministri Mehaj tha se ka marrë mbështetje të fuqishme për Kosovën, nga Departamenti amerikan i mbrojtjes.
“Departamenti amerikan i mbrojtjes na ka konfirmuar fuqishëm përkrahjen për Kosovën si partner dhe eksportues për paqe në nivel global. Gjithashtu mora rikonfirmin e plotë drejt integrimit euroantlantik si dhe ndërtimin e FSK-së në nivelin ushtarak”, ka thënë Mehaj.
Ai ka shtuar se në të gjitha takimet që ka pasur i ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit edhe më tje në të gjitha fushat.
“Ne do jemi përkrahë SHBA-së aty ku ka nevojë SHBA-ja”, ka thënë Mehaj.
Rruga Press