KryesoreLajme

Artistët e Cirkut Kombëtar protestojnë duke performuar tek Ministria e Kulturës

Artistët e Cirkut Kombëtar kanë dalë të protestojnë para godinës së Minitrisë së Kulturës, një ditë pasi përmbaruesit u paraqitën një ditë më parë pranë çadrës së Cirkut për të bllokuar aktivitetin, pasi toka është njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014.

Por, artistët nuk jnaë dorëzuar. Ata janë nisur në këmbë dhe kanë shkuar drejt Ministrisë së Kulturës në oborrin e të cilës kanë performuar në formë proteste.

Lexo më shumë  Kryekuvendarja Haxhiu: Përmbyllje e suksesshme e javës, u miratuan marrëveshje që prisnin prej kohësh dhe kishin afat skadence

Që prej vitit 2014 çështja nuk ka marrë zgjidhje dhe artistët e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës. Artistëve u ishte lënë kohë deri një ditë më parë për të marrë sendet personale por ata kanë këmbëngulur në zhvillimin e aktivitetit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Arsimi i lartë në Shqipëri në udhëkryq, universitete pa cilësi dhe të diplomuar pa punë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *