KryesoreLajme

‘Porosia’/ Kontrabandë ilaçesh në Portin e Durrësit, arrestohen 2 doganierët

Një grup personash të cilët transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Porosia’ kanë rënë në pranga Granit Kerxhaliu dhe Behar Lleshi, të dy doganierë, si dhe Artan Topuzi e Enkel Shehi.

Dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë. Policia gjeti në mjetin e tyre një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen

Të gjithë personat e arrestuar do të akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Kosova një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Porosia”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore duke arrestuar 4 persona, 2 prej tyre doganierë. Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, shtetasit: G. K., 35 vjeç, banues në Kukës dhe B. Ll., 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin G. K. dhe pronar shtetasin B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. T., 58 vjeç dhe E. Sh., 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës. Këta shtetas dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Rruga Press

Lexo më shumë  Osmani në Dubrovnik, përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *