Lajme

Gërvalla: Procesi i Berlinit ofron siguri, nismat tjera rajonale janë të dëmshme

Ministrja e Jashtme në Kosovë Donika Gërvalla, gjatë një takimi virtual me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton, ka folur për procesin e Berlinit dhe nismat tjera rajonale.

Ministrja Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj arritjes së marrëveshjeve të përbashkëta në dobi të qytetarëve në kuadër të Procesit të Berlinit.

Lexo më shumë  Diplomatët ndërkombëtarë bojkotojnë seancën plenare të Parlamentit të Shqipërisë

“Procesi i Berlinit, duke pasur BE-në përbrenda ofron siguri dhe qëndrueshmëri. Janë të panevojshme dhe madje të dëmshme iniciativat rajonale, të cilat përpiqen të paraqiten si alternativë ndaj Procesit të Berlinit dhe madje edhe ndaj BE-së”, ka thënë ajo duke iu referuar nismës Ballkani i Hapur.

Gërvalla e ka njoftuar Morton, me angazhimin e Qeverisë për forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik. Ndërsa ministrja Morton ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të Britanisë së Madhe për angazhimin e Kosovës në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar. 

Lexo më shumë  Organizata të shoqërisë civile kundër votimit të PS për Ballukun

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *