Sport

Të paktën 15 përfaqësuese evropiane kërcënojnë FIFA-n me largim shkaku i planeve për Kupën e Botës

Deri në 15 përfaqësuese evropiane po kërcënojnë të heqin dorë nga FIFA pasi projekti për një Kupë Bote çdo dy vite nuk është e pranueshme.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po kërkon të kalojë sot në fazën përfundimtare të propozimit të tyre.

Kreu i shtëpisë së futbollit botëror ka vendosur që plani, i artikuluar nga Arsene Wenger, do të jetë pika e vetme kryesore në agjendën e një takimi virtual të Këshillit të FIFA-s, përpara se një datë e mundshme dhjetori të vendoset për një vendim nga të 211 vendet anëtare.

Lexo më shumë  Pajaziti dhe Ajeti, gati për Kombëtaren: Të bëjmë maksimumin tonë në këto dy ndeshje

Por, në një përçarje të paparë, më shumë se gjysma e përfaqësueseve evropiane kanë ngritur mundësinë e largimit nga FIFA.

Kërcënimi synon të bëjë që Infantino dhe FIFA të mendojnë përsëri për këtë projekt, që do të thotë se do të ketë garë çdo verë nga viti 2026.

Projekti i Wengerit gjithashtu përfshin një pushim të vetëm ndërkombëtar për lojërat kualifikuese çdo tetor.

Lexo më shumë  Kumbulla në formacionin e javës në La Ligë

Por, kundërshtimi më i fortë ka ardhur nga Evropa, e orkestruar nga kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili tashmë ka folur në favor të bojkotit të ngjarjes nëse FIFA e shtyn atë.

Besohet se rebelët e mundshëm të kësaj ideje vijnë  nga blloku ‘nordik’ si, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Suedia dhe Ishujt Faroe.

Por, kërcënimi është një përshkallëzim i madh në luftën e fjalëve dhe e vë persionin mbi Infantinon përpara takimit të sotëm. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *