Lajme

Kosova e para në rajon për qasjen në internet, shitjet online rriten në 35.4 për qind

Referuar të dhënave të fundit të publikuara në raportin vjetor të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, del se Kosova është e para për sa i përket qasjes në internet.

Aty thuhet se shtrirja e përdorimit të internetit është 96.4 për qind.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020, 96.4 për qind e familjeve kishin qasje në internet (krahasuar me 93.2 për qind në vitin 2019). 95.1 për qind (nga 91.2 për qind në 2019) kanë qasje në internet përmes lidhjeve fikse dhe 54.7 për qind përmes lidhjeve mobile (nga 39.6 për qind në 2019)”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Ministri Peci interesohet për produktet vendëse, bashkëbisedon me prodhuesit në Forumin e Sektorit të Ushqimit

Po ashtu, raporti thekson se gjatë vitit ta pandemisë COVID-19, shitjet në internet janë rritur në 35.4 për qind.

Lexo më shumë  Pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, s’ka BE për Serbinë

“Në vitin 2020, individët që blejnë ose porositin mallra dhe shërbime në internet janë rritur në 35.4 për qind, një rritje prej 12.7 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2019”, vijon raporti.

Sipas Komisionit Evropian, qasja në internet në Shqipëri është 85 për qind, në Serbi 80 për qind, Maqedoni e Veriut me 79 për qind, në Mal të Zi me 74 për qind dhe në Bosnje e Hercegovinë me 72 për qind.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *