KryesoreLajme

Përmbaruesit shkojnë te ‘Cirku i Tiranës’, kërkojnë të heqin çadrën

Përmbaruesit shkojnë te Cirku Kombëtar, kërkojnë të heqin çadrën. Veprimet e tyre janë kryer në momentin kur po je

Përmbaruesit kanë mbërritur paraditen e sotme pranë çadrës së Cirkut Kombëtar, për të bllokuar aktivitetin, pas përfundimit të afatit që vetë artistët të mund të largoheshin prej atyre, pas përplasjeve për pronësinë e truallit.

Lexo më shumë  Shqetësimi i ministres së drejtësisë Haxhiu lidhur me aktivitetin e Prokurorisë Speciale

Cirku Kombëtar tashmë nuk ka një vend ku të mund të vendosë çadrën, ndërkohë që rrezikohet të bllokohet aktiviteti i artistëve. Mësohet se gjatë paradites së sotme ka pasur shfaqje, ku të pranishëm kanë qenë dhe fëmijët.

Kjo është e disata herë që përmbarimi shkon tek Cirku Kombëtar për të ulur çadrën.

Toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014. Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës.

Lexo më shumë  Wesley Clark shpallet qytetar nderi i Komunës së Çairit në Shkup

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *