Bota

Kina i “dorëzohet” vaksinave përforcuese, shkak afrimi i Lojërave Olimpike

Pekini ka nisur që t’iu ofrojë banorëve doza përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, teksa kryeqyteti kinez përgatitet për mbajtjen e Lojërave Olimpike Dimërore, në shkurt të vitit të ardhshëm.

Dozat përforcuese do t’iu ofrohen banorëve mbi moshën 18-vjeçare, të cilët janë vaksinuar plotësisht për të paktën gjashtë muaj, ka raportuar media shtetërore. Ky vendim është marrë teksa Lojërat Olimpike të këtij viti do të organizohen vetëm me shikues kinezë. Atletët do të duhen të jenë të vaksinuar, apo t’i nënshtrohen karantinës 21-ditore pas shkuarjes në Kinë.

Lexo më shumë  Mediat: Trumpi drejt një vendimi kritik për Iranin, plane në tryezë për goditje të shpejta ushtarake

Kina ka vaksinuar plotësisht më shumë se 1 miliard persona – rreth 78 për qind të popullsisë – deri në mesin e shtatorit, ka thënë Komisioni Shtetëror për Shëndetësi.Ekspertët kinezë për shëndetësi kanë thënë se ky shtet duhet të vaksinojë 85 për qind të popullsisë për të arritur imunitetin kolektiv, synim që autoritetet janë duke synuar ta përmbushin deri në fund të këtij viti.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut do të udhëheqë për herë të parë stërvitje të përbashkëta detare me SHBA-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *