Bota

Të zbulosh Gjenevën nga ajri, pikat më tërheqëse të qytetit të diplomacisë

Nëse dëshironi të njihni qytetin e Gjenevës, pamjet me dron mund të na japin një panoramë unike të qytetit për të njohur pikat e tij më tërheqëse  dhe historike.

Qyteti zviceran  shtrihet në majën jugore të liqenit Leman, ku lehtësisht mund të dallosh shatërvanin 129-vjeçar Jet d’Eau, katedralen e  shekullit të 12-të, si dhe selinë e Kombeve të Bashkuara.

Gjeneva është e rrethuar nga male, përfshirë Mont-Blanc, më i larti në Alpe dhe Evropën Perëndimore.

Duke ecur buzë liqenit në një ditë të zakontë me diell, njerëzit mund të admirojnë ylberin që formohet në bazën e  shatërvanit Jet d’Eau.

Lexo më shumë  Raporti i SIPRI: Beogradi shfrytëzon tensionet për të rritur investimet ushtarake, Kina dhe Rusia furnizuesit kryesorë

Në kopshtin anglez, “Horloge Fleurie”, ose  “Ora e luleve” e krijuar në 1955,  ekzistojnë më shumë se 12,000 bimë.

Në Qytetin e Vjetër, Katedralja e Shën Pjetrit e shekullit të 12-të, po ashtu të ofron një panoramë të veçantë.

Statujat gjigante të John Calvin, William Farel, Theodore De Beze dhe John Knox, figurat kryesore të Reformacionit Protestant, mbikëqyrin Parc des Bastions.

“Muri i Reformimit” është gdhendur me moton e Gjenevës, ” – “Pas errësirës, ka dritë” – një frazë thelbësore e filozofisë kalviniste.

Lexo më shumë  Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

Në vitin 2021, Indeksi i Qendrave Financiare Globale e renditi Gjenevën si qendrën e nëntë më të rëndësishme financiare në botë.

Me më shumë se 200,000 banorë, Gjeneva dihet se është një qendër diplomatike që strehon selinë e një numri organizatash dhe OJQ -ve ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, OBT -në ose Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

Disa takime të nivelit të lartë janë zhvilluar në qytet gjatë dekadave të fundit, më i fundit prej të cilave është takimi midis Presidentit amerikan Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin gjatë një samiti në Villa La Grange në qershor 2021./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *