Bota

“Rasti i tamponëve”, gjykata jep vendimin: Presidenti Lotito dënohet me dy muaj!

Dy muaj pezullim për Claudio Lotiton, pesë muaj për mjekët e Lazios, Rodia dhe Pulcini, si dhe një gjobë prej 50.000 eurosh për klubin kryeqytetas.

Ky është dënimi i Gjykatës Federale të Apelit të FIGC, në gjyqin për çështjen e shkeljet e pretenduara të protokolleve anti-Covid. Gjyqi i dytë në gjykatën federale, u zhvillua pas shtyrjes së bordit të garancisë së CON-it. Presidenti Lotito me këtë masë të marrë ndaj tij nuk do të humbasë si këshilltar federal.

Vlerësimi i ri nga Gjykata Federale e Apelit e FIGC, pra, kundër presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe mjekëve të klubit bardhekaltër Ivo Pulcini dhe Fabio Rodia, në lidhje me procedurën e dështimit të raportimit të rasteve me Covid në ASL dhe dështimit të izolimit të subjekteve, pasi një futbollist ishte gjetur pozitiv në njërën nga kontrollet.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Presidenti i Lazios ishte dënuar në shkallën e parë të Gjykatës Federale: shtatë muaj pezullim. Situata u përmbys në shkallën e dytë, me 12 muajt, vendosur nga Gjykata Federale e Apelit, një sanksion që do të kishte shkaktuar shkarkimin automatik të Lotitos nga këshilli federal në të cilin u zgjodh Lega A. Kolegji i garancisë i CON-it, kërkoi një vlerësim të ri në Gjykatën Federale.

Lexo më shumë  NATO rrëzon raketën e dyte balistike iraniane që shkel hapësirën ajrore turke

Pas marrjes së këtij vendin, klubi i Lazios, ka dalë edhe me një njoftim zyrtar: “Gjykata e kryesuar nga Marco Lipari, e thirrur nga Kolegji i Garancisë CON-it për të kryer një vlerësim të ri të masës së sanksionit në “rastin e tamponit” të lidhur me Lazio, pranoi pjesërisht ankesat e propozuara nga presidenti i klubit, Claudio Lotito, nga mjekët Ivo Pulcini dhe Fabio Rodia dhe nga Lazio, duke përcaktuar sanksionin në 2 muaj ndalim për Lotiton dhe në 5 muaj pezullim për Pulcini dhe Rodia. Klubi bardhekaltër u sanksionua me një gjobë prej 50 mijë eurosh”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *