Bota

Akuzat dhe dëbimet, Rusia pezullon misionin diplomatik në NATO

Rusia po pezullon misionin e saj diplomatik në NATO. Këtë e konfirmoi ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili njoftoi dhe një kundërmasë ndaj aleancës ushtarake.

Stafit të zyrës së NATO-s në Moskë do t’i hiqet akreditimi në muajin nëntor. Këto masa vijnë pasi Aleanca e Atlantikut të Veriut dëboi 8 diplomatë të misionit të Rusisë, me arsyetimin se ata ishin zyrtarë të inteligjencës.

Lexo më shumë  Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj Elon Musk, Stephen Millerit dhe kompanive të mëdha pas fitores në zgjedhje

Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014. Kremlini e vlerësoi dëbimin e diplomatëve si një mungesë interesi për dialog nga Perëndimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *