Lajme

Takimi i dy ministreve të Jashtme, Gërvalla i kërkon Xhaçkës koordinim për qasjen ndaj Serbisë

Shqipëria nuk heq dorë nga “Open Balkan” dhe as nga kërkesat ndaj Kosovës për t’iu bashkuar iniciativës. Në ambientet e Ministrisë së Jashtme, Olta Xhaçka, nuk nguroi t’i kërkonte homologes së saj të Prishtinës, Donika Gërvalla, të ardhur për vizitë, angazhimin në nismat rajonale.

“U angazhuam për zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy ministrive të Jashtme, mbi bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme nëpërmjet harmonizimit të aksioneve, diplomacisë mbi arritjen e objektivave strategjikë kombëtarë, ku përparësi mbetet anëtarësimi i Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe në organizatat ndërkombëtare. Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës”, tha Xhaçka.

Lexo më shumë  Xoxa paguhet nga OJQ që mbështeten nga bashkia e kryeqytetit dhe ku drejtues është bashkëshorti i saj Erion Veliaj

Në përgjigje të ftesës, Gërvalla i kujtoi Xhaçkës tensionet në veri të Kosovës, ndërsa kërkoi prej saj një koordinim në qëndrimin ndaj Serbisë.

“Si në çdo familje të madhe, duhet të diskutojmë dhe për temat që janë shqetësuese. Gjatë muajve të fundit, ashtu siç e kanë parë të gjithë, gjuha e fqinjit tonë verior, Serbisë, është ashpërsuar së tepërmi. Duhet të jemi të kujdesshëm që paqen ta forcojmë. Duhet një koordinim më i mirë i vendeve të rajonit ndaj Serbisë”.

Në vend të Open Balkan, Gërvalla foli për procesin e Berlinit.

“Jemi në bisedime për nënshkrimin e marrëveshjeve rajonale dhe besojmë se Shqipëria dhe Kosova me qasjen e hapur për Procesin e Berlinit do të mund të shtyjnë përpara këto marrëveshje”.

Më tej, agjendën e saj në Tiranë, Gërvalla, e vijoi në selinë blu, ku u prit nga kryetari Lulzim Basha.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Gërvalla zhvilloi takime dhe me presidentin Meta dhe kryeparlamentaren Nikolla, nga të cilët mori mbështetjen për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *