Lajme

PD kërkon veting për politikanët, nisma dërgohet të mërkurën në Kuvend

Partia Demokratike kërkon që të gjithë politikanët të kalojnë në sitën e vetingut, siç po bëhet me anëtarët e sistemit të drejtësisë në vend.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, zhvilluar këtë të hënë, është rënë dakord që të paraqitet të mërkurën në Kuvend amendamenti kushtetues për vetingun e politikanëve.

Lexo më shumë  Politico: Qendrat e Melonit për emigrantët po kthehen në një qytet fantazmë

Vetingun e politikanëve, PD e ka propozuar për herë të parë në shtator të vitit 2018. Në dhjetor të po atij viti, Komisioni i Venecias doli kundër, duke theksuar se nisma rrezikonte të çonte në abuzime me pushtetin, pa sjellë vlerë të shtuar ligjore.

Përveç kësaj, është diskutuar edhe për amendamentet që do të prezantohen në lidhje me reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Lexo më shumë  Ushtarët polakë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri të Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *