Art & Kulturë

Spencer Tunick, 200 trupa të zhveshur si kokrra kripe për të shpëtuar Detin e Vdekur

Fotografi amerikan Spencer Tunick, i famshëm për instalacionet e tij të përbëra nga qindra trupa të zhveshur, ka mbledhur 200 njerëz në Detin e Vdekur, pranë qytetit izraelit të Arad.

Pjesëmarrësit, të gjithë vullnetarë, ishin plotësisht nudo dhe të ngjyrosur me të bardhë, për tu shndërruar në kokrra ideale kripe. Qëllimi i këtij instalacioni është të mbështesin realizimin e një muzeu të Detit të Vdekur në Arad dhe për të sensibilizuar për rrezikun e zhdukjes të kësaj zone natyrore.

‘Deti i Vdekur po zhduket-tha fotografi-. Duhet të gjejmë një mënyrë për të ruajtur nivelin e ujit, por në të njëjtën kohë të furnizojmë me ujë të gjitha vendet që e rrethojnë. Uji është jeta’, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *