Zgjedhjet në Kosovë/ Në Prishtinë, afro 70 për qind të votave të numëruara
Saktësisht 134 mijë e 727 vota janë numëruar deri tash në Komunën e Prishtinës në zgjedhjet për kryetar. Nga to, 42.71 për qind kanë qenë për Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
I dyti mbetet Përparim Rama me 29.09 për qind të votave, ndërsa i treti Uran Ismaili me 21.55 për qind të votave.
Rruga Press