Lajme

Zgjedhjet në Kosovë/ Gjysma e komunave në balotazh

19 komuna të Kosovës nga 38 do të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, sipas rezultateve aktuale.

Balotazh do të ketë në kryeqytet, në Prishtinë, mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosja është partia me më së shumti pjesëmarrje në balotazh, gjithsej dhjetë, përfshirë edhe Gjakovën, Gjilanin e Prizrenin si komuna të mëdha.

Lexo më shumë  5 mijë kërkesa për azil në 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta në Shqipëri

LDK-ja është në nëntë komuna në balotazh e PDK-ja në tetë.

Sipas rezultateve aktuale këto janë komunat ku do të ketë balotazh.

  1. Prishtinë, VV – LDK
  2. Gjakova, AAK – VV
  3. Drenas, PDK – Driton Ajazi
  4. Gjilan, VV – LDK
  5. Dragash, PDK – LDK
  6. Istog, LDK – AAK
  7. Kaçanik, PDK – VV
  8. Klinë, AAK – PDK
  9. Fushë-Kosovë, LDK – VV
  10. Kamenicë, PSD – VV
  11. Podujevë, VV – LDK
  12. Prizren, VV – PDK
  13. Shtime, PDK – VV
  14. Viti, LDK – VV
  15. Vushtrri, PDK – LDK
  16. Malishevë, Nisma – PDK
  17. Junik, AAK – LDK
  18. Mamushë, Nisma – PDK
  19. Kllokot, Lista Serbe – SNS
Lexo më shumë  U konfirmua heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës - deklarata e plotë e përfaqësuesit të Komisionit Evropian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *