Lajme

Zgjedhjet në Kosovë/ Policia ndërhyn në festën e PDK-së në Skenderaj

Përmes një kordoni, Policia e Kosovës është detyruar të ndërhyjë në festën e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, pasi thuhet se janë ngritur tensione mes kësaj të fundit dhe përkrahësve të Bekim Jasharit, i cili në këto zgjedhje garon me iniciativë të pavarur.

Simpatizantë të PDK-së kanë nisur festimet në Skenderaj me brohoritma e mjete piroteknike. Më herët janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Komunës dhe MINT-së. Peci: 1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë

Kandidati i PDK-së atje, Fadil Nura, aktualisht po prin me numrin e votave. Nga rreth 8227 vota të numëruara, Nura ka 2.004, ndërsa Bekim Jashari me Iniciativën e pavarur aktualisht ka 1.193.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *