Lajme

Vjosa Osmani: Sot qytetarët votojnë për kualitetin e jetës së tyre në katër vitet e ardhshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtuar të drejtën e votës në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Ajo para mediave tha se qytetarët sot determinojnë kualitetin në komunat e tyre me zgjedhjen e udhëhqësisë së re.

Osmani po ashtu bëri thirrje për dalje sa më rë madhe në këtë proces zgjedhor.

“Sot qytetarët tanë pa dallim votojnë për kualitetin e jetës së tyre, komunat dhe udhëheqësisë e cila do determinojë jetën në komunat e tyre për katër vitet e ardhshme. I ftoj qytetarët në numër sa më të madh të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pas asnjë incident”, tha Osmani.

Lexo më shumë  Kosova i jep BE-së tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Në ora 7:00 në Kosovë ka nisur votimi për zgjedhjet të cilët do të nxjerrin kryetarët dhe asamblistët e 38 komunave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e sotme janë të regjistruar 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Lexo më shumë  Walker dokumenton në libër masakrën e Reçakut, Kurti: Dëshmi e krimeve të luftës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *