KryesoreLajme

Marrëveshja për targat, tërhiqet KFOR-i nga pika kufitare Jarinjë

Pjesëtarët e KFOR-it kanë përfunduar misionin e monitorimit për dy javë sa ka qenë marrëveshja që të njëjtit të vendoseshin në afërsi të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak.

Ata janë tërhequr sot nga këto dy pika kufitare. KALLXO.com ka siguruar fotografi të gjendjes aktuale të pikës kufitare Jarinjë, me saktësisht në pikën ku është zhvilluar për 13 ditë protesta nga ana e qytetarëve serbë në atë zonë.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Vendosja e KFOR-it në pikat Jarinjë e Bërnjak është bërë pas marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në Bruksel.

Më 20 shtator me hyrjen në fuqi të vendimit për reciprocitetin për targat qytetarët serbë bllokuan rrugët që të dërgojnë në Jarinjë e Bërnjak në shenjë pakënaqësie për heqjen e tabelave të Serbisë dhe vendosjen e targave të përkohshme të Kosovës.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *