Art & Kulturë

Filmi “Zgjoi” do të jetë pjesëmarrës edhe në Festivalin e Filmit në Romë

Filmi “Zgjoi” i regjisores, Blerta Basholli, i cili është dhënë premierë tashmë në shumë vende të botës do të jetë pjesëmarrës edhe në Itali.

Filmi i cili ka fituar plot tri çmime të rëndësishme në Festivalin “Sundance” dhe është propozim i Kosovës në “Oscars 2022”, do të jetë pjesëmarrës tashmë edhe në Festivalin e Filmit në Romë.

Ambasada e Kosovës në Itali e ka bërë të ditur lajmin përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ku ka njoftuar se festivali romak do të jetë nikoqir i filmit shumë të suksesshëm vendor.

Ky është njoftimi i plotë nga Ambasada e Kosovës në Itali:

Me 18 tetor 2021, Festivali i Filmit në Romë do të jetë nikoqir i filmit Zgjoi i regjisores kosovare Blerta Basholli, e cila rrëfen historinë e vërtetë të Fahrijes, një grua nga Kosova, që mbeti e ve pas luftës në Kosovë.

Filmi Zgjoi ka fituar tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe shumë çmime në Festivale të tjera të filmit.

Regjisorja Blerta Basholli rrëfen se frymëzimi i saj për filmin ishte jeta e zonjës Fahrije Hoti, e cila portretizon një histori të zakonshme, mirëpo shumë të gjallë dhe të fortë.

Ky film rrëfen historinë e Fahrijes e cila pas luftës ngeli e vetme me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh. Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme në Kosovën e pasluftës, ajo u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, që merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit. Fahrija nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë jo vetëm për të mbajtur familjen e saj, mirëpo edhe për të luftuar paragjykimet kundër një komuniteti që është armiqësor ndaj saj.

Në këtë film luajnë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Molikë Maxhuni.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *