Kuriozitete

Fabrika më e madhe në botë e verës zbulohet në Izrael

Fabrika më e madhe e verës në botë nga periudha bizantine është zbuluar nga arkeologët në qytetin izraelit Yavne, pas një procesi gërmimi dyvjeçar.

Kompleksi 1.500 vjeçar u përdor për të prodhuar verë në sasi të mëdha komerciale, me drejtuesit e gërmimeve që llogaritnin se rreth dy milionë litra tregtoheshin çdo vit.

“Ajo që është vërtet emocionuese është shkalla. Është shkallë e madhe e prodhimit këtu,” tha arkeologu dhe bashkëdrejtuesi i gërmimeve Jon Seligman për CNN. Ai shtoi se “kompleksiteti i arkitekturës dhe i procesit industrial” ishte surprizë.

Ai tha se gërmimi, i udhëhequr nga Autoritetet e Antikiteteve të Izraelit, ishte një nga – nëse jo – më i madhi në vend, me rreth 300 anëtarë të stafit që punojnë pesë ditë në javë.

Drejtorët e gërmimit thanë se vendi ishte me shumë mundësi zona kryesore e prodhimit për “verën Gaza dhe Ashkelon”, një markë e famshme e botës së lashtë.

Nga Gaza dhe Ashkelon, vera do të shpërndahej në të gjithë pellgun e Mesdheut si një produkt komercial, thanë ata.

“Ishte një produkt prestigjioz, i cili u pëlqye nga shumë anëtarë të aristokracisë gjatë asaj periudhe,” tha Seligman.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *