Provokon Gjuriq: Paraqitet në OKB me maskë me simbol të Asociacionit të Komunave Serbe
Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq është duke marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjuriq në OKB është shfaqur me një maskë e cila ka logon e Asociacionit të Komunave Serbe.
Kjo logo u shfaq edhe gjatë bllokadës që u bë në Jarinje dhe Bërnjak nga protestuesit serb.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është duke u diskutuar për Kosovën dhe aksionin që u bë në Veriun e Mitrovicës gjatë kësaj jave.
Kosova është duke u përfaqësuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kurse, Serbia po përfaqësohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq.
Rruga Press